FBK-ja publikon dënimet e finales së Superkupës, dënohet edhe organizatori NULL NULL 22.09.2023 14:42 22.09.2023 14:42 Federata e Basketbollit i ka publikuar vendimet për incidentet që rrodhën në organizimin e Superkupës së Kosovës në Suharekë. Organizatori, Golden Eagle Ylli është prekur më së shumti nga këto masa. Ylli është dënuar me 1,200 euro dhe 500 euro të tjera, që i bie në total 1,700 euro. Përndryshe, në finalen e zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës pati ekses nga tifozët, ku madje u larguan ata mitrovicas, për shkak të hedhjeve të gjësedenve në parket. Nga dy skuadrat finaliste, Peja dhe Trepça janë dënuar për gabime teknike – trajneri i klubit mitrovicas, Adis Beciragic, është dënuar me 300 euro, kurse ai i Pejës, 300 euro, teksa Justin Davis i Pejës, me 50 euro.