FBI: Origjina e COVID-19 vie nga laboratori në Wuhan NULL NULL 01.03.2023 07:53 01.03.2023 07:53 Drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha të martën se agjencia e tij beson se pandemia Covid-19 ishte “me shumë gjasa” e shkaktuar nga një incident në një laborator në Wuhan të Kinës. “FBI ka kohë që ka vlerësuar se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik në Wuhan,” tha Wray në intervistë për Fox News. Komentet e drejtorit të FBI-së vijnë pasi një raport në fillim të kësaj jave tha se Departamenti Amerikan i Energjisë kishte përcaktuar se një rrjedhje nga një laborator kinez ishte shkaku më i mundshëm i shpërthimit të Covid-19. Sidoqoftë, agjenci të tjera brenda komunitetit të inteligjencës amerikane besojnë se virusi u shfaq natyrshëm në botë. Gjatë intervistës, Wray akuzoi gjithashtu qeverinë kineze se po përpiqet të frenojë përpjekjet e SHBA-së për të hetuar shkaqet e pandemisë. “Qeveria kineze ka bërë çmos për të penguar dhe turbulluar punën këtu, punën që ne po bëjmë, punën që po bëjnë qeveria jonë amerikane dhe partnerët e huaj të ngushtë,” tha Wray. “Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë”, përcjell Klankosova.tv. Zyrtarët kinezë e kanë mohuar me zemërim pretendimin, duke e quajtur atë një fushatë shpifjeje kundër Pekinit. Kurse, komuniteti shkencor e sheh si thelbësore përcaktimin e origjinës së pandemisë në mënyrë që të luftohet më mirë apo edhe të parandalohet një tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Takimi mes liderëve pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar, Jehona Lushaku-Sadriu sot në “DPT te Fidani” 1 minutë më parë
Kosova BE-ja konfirmon se autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit 5 minuta më parë