Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FBI dërgon agjentë në Paris për hetime

NULL NULL
15.11.2015 02:23
FBI dëshiron të marrë vesh nëse nga hetimet do të del se po planifikohet edhe ndonjë sulm i mundshëm në SHBA.

Zyra Federale për hetime e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ose e njohur gjerësisht si FBI, do të dërgojë një ekip agjentësh në Paris për të asistuar rreth hetimeve për rastin e fundit tragjik të ndodhur të premten në Paris, shkruan The New York Times, duke u bazuar në burime brenda këtij institucioni, përcjellë Klan Kosova.

Krah agjentëve në Paris do të shkojnë edhe ekspertë për të dekoduar informacione që vijën nga pajisje elektronike si telefonat dhe kompjuterët e ndryshëm.

Përveç ndihmës së ofruar, FBI-ja dëshiron të jetë pjesë e hetimeve për të parë informacionet që pritet të sigurohen nga autoritete franceze në ditët në vijim.

FBI dëshiron të marrë vesh nëse nga hetimet do të del se po planifikohet edhe ndonjë sulm i mundshëm në tokën amerikane, shkruan The New York Times, përcjellë Klan Kosova.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.