Fazliu, Gjakova dhe Cena synojnë medalje evropiane në xhudo NULL NULL 17.04.2026 08:52 17.04.2026 08:52 Pas suksesit të Distria Krasniqit e cila u kurorëzua me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, suksesin e njëjtë synojnë ta përsërisin edhe xhudistët e tjerë të Kosovës. Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të ngjiten sot në tatami për të synuar medalje evropiane, raporton KlanKosova.tv. Fazliu garon në kategorinë e femrave -63kg, Gjakova në kategorinë e meshkujve -73kg ashtu siç garon edhe Dardan Cena.