Fatos Nano operohet për të dytën herë NULL NULL 06.09.2023 07:54 06.09.2023 07:54 Ish kryeministri, Fatos Nano, ne barin e hotel Sheraton, pasi ka folur per gazetaret, ku ka deklaruar se ka mbeshtetjen e nevojshme per te konkuruar per postin e Presidentit te Republikes. Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për herën e dytë. Nano ndodhet që disa javë në spital. Ai u operua në mushkëri, dhe siç raportojnë mediat shqiptare ish-kreu socialist do të ketë edhe një operacion pas një jave. Lidhur me gjendjen e tij kanë folur mjekët. Mjekët thonë se operimi ka shkuar me sukses dhe se gjendja e tij është stabile, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv 70-vjeçari vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore (të frymëmarrjes)me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Fatos Nano u dërgua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital më 24 gusht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.