Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fatmir Limaj, Kurtit: Komunat duhet të trajtohen të barabarta, qytetarët të votojnë pa presione

NULL NULL
02.11.2025 07:45

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit tha që “qytetarët duhet të mendojnë mirë se kujt ia japin votën në balotazh, sepse nuk do të japim buxhet për ata që nuk dinë të punojnë”.

Limaj e cilësoi këtë deklaratë si një ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor.

Limaj theksoi se është e paqartë se si Kurti vlerëson se kush qeveris mirë dhe në çfarë baze mund të bëhen këto vlerësime, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të ndikuar në zgjedhje.

Ndër tjerash, ai e ftoi Kurtin të përmbahet nga këto deklarata, shkruan Klankosova.tv

“Zoti Kurti, unë dhe të tjerët kemi qenë kritikë të qeverive të kaluara që janë bojkotuar komunat që nuk i kanë takuar partisë që janë në qeveri. Ndërsa, katër vjetët e fundit kjo ka qenë normë e sjelljes. Në të gjitha komunat ku nuk ka qeverisur partia në pushtet, kanë qenë të anashkaluar, kanë bllokuar buxhetet. Kjo e sotit është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor”, tha Limaj.

Ai shtoi se komunat janë pjesë e shtetit dhe nuk duhet të diskriminohen sipas përkatësisë politike.

Limaj ftoi qytetarët që të votojnë me bindje të thellë dhe pa ndikimin e presioneve të jashtme, duke kërkuar që të trajtohen të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë të barabartë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme