Fatih Terim pozitiv me koronavirus NULL NULL 24.03.2020 08:59 24.03.2020 08:59 Ish-trajneri i famshëm i Turqisë, Gallatasarait, Milanit dhe Fiorentinës Fatim Terim është diagnostikuar me koronavirus. Drejtori sportiv i Gallatasarait e konfirmoi lajmin në llogarinë e tij personale në “Twitter”. “Sipas analizave të kryera sot, rezultatet e mia për koronavirusin dolën pozitive. Jam në duar të sigurta në spital! Mos u shqetësoni! Do të komunikojmë së shpejti!”, shkruan 66-vjeçari. Strategu turk konsiderohet si trajneri më i suksesshëm i Turqisë. Ai është vetmi trajneri që i ka dhënë vendit të tij sukses evropian Kupa UEFA me Gallatasarain në vitin 2000, ndërkohë ka fituar me këtë klub tetë kampionate, tre Kupa të Turqisë dhe pesë Superkupa të Turqisë. Ai drejtoi në Itali Fiorentinën në sezonin 2ooo-2001 dhe Milanin. Një tjetër sukses historik i arrit nga Terim në krye të Turqisë është renditja e euro-azitatikëve mes katër shteteve më të mira të Europës në EURO 2008. Për sukseset e mëdha në Turqi dhe Europë, Terim ka marrë nofkën “Perandori”. Bugün yapılan test sonuçlarına göre Corona Virüs sonucum pozitif çıkmıştır. Hastanede emin ellerdeyim. Merak etmeyin. En kısa zamanda haberleşmek üzere.. — Fatih Terim (@fatihterim) March 23, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.