Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fasulja 10 euro në Pejë, e 3 në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
23.10.2024 08:51

Çmimet e tregut janë në lëvizje rregullisht, kohëve të fundit. E së fundmi, më i diskutuari ishte çmimi i fasules. Tashmë, për një kilogram fasule, qytetarët duhet të paguajnë deri në 10 euro. Të paktën, ky çmim figuron në tregun e Pejës.

Kështu ka konfirmuar gazetari Vladrin Daci në një lidhje të drejtpërdrejt nga tregu për emisionin Ora 7 të Klan Kosovës mëngjesin e sotëm.

Por, çmim tejet më i lirë i fasules është raportuar në tregun e Prizrenit. Ky qytet, të mërkurën edhe e shënon ditën e tregut, njofton Klankosova.tv.

E pikërisht nga tregu, gazetari Nuhi Salihu, në një paraqitje për Ora 7, ka thënë se çmimi i fasules për një kilogram është 3 euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.