Faruk Ajeti nis detyrën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani NULL NULL 06.12.2021 19:17 06.12.2021 19:17 Faruk Ajeti Faruk Ajeti e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani. Ai sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti tha se ky është një nder i madh për të. Diplomati kosovar theksoi se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. “Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar ai. Para Faruk Ajetit në këtë detyrë kishte shërbyer Beqë Cufaj. Es war mir eine große Ehre, heute dem Bundespräsidenten #Steinmeier mein Beglaubigungsschreiben zu überreichen. Mit Freude und großem Einsatz werde ich an der Vertiefung unserer engen bilateralen und historischen Beziehungen zwischen 🇽🇰und 🇩🇪 arbeiten. pic.twitter.com/Hks9wHOILB — Faruk Ajeti (@FarukAjeti) December 6, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë