Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Faqja në nder të bëmirëses së vdekur

NULL NULL
14.07.2015 17:30

Kur ishte në gjimnaz, Rebecca Townsen kishte shkruar një listë prej tri dëshirave që dëshironte t’i arrinte: Të puthej në shi, të shkonte në Spanjë dhe të shpëtonte një jetë.

Brenda shumë pak kohe, adoleshentja nga Konektikati kishte arritur t’i realizonte dy nga tri dëshirat në listën e saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo kishte puthur të dashurin në shi dhe kishte shkuar në pushime në Spanjë.

Por më dy korrik të këtij viti, Townsend është aksidentuar duke e larguar shoqen e saj nga rruga.

Ky akt i saj, i kushtoi me vdekje adoleshentës.

Në kujtim të kësaj adoleshente shumë të dashur, familja e saj e ka filluar një fushatë në Facebook me sloganin “Ta kujtojmë Rebeccën”.

“Rebecca kishte pasion që t’i ndihmonte të tjerët”.

“Për këtë arsyje ne e kemi bërë këtë faqe, që njerëzit të shpërndajnë kujtime që t’a mbajnë shpirtin e saj gjallë”.

“Ne dëshirojmë që njerëzve në nevojë t’u ndihmojmë, sepse kështu do dëshironte Rebecca”, shkruan në faqen në Facebook.

“Do të thotë shumë për mua që Rebecca po jeton në zemrat dhe mendjet e njerëzve”, është shprehur motra e saj, Victoria Toënsend.

Tashmë faqja në nder të Rebecca, është pëlqyer më shumë se nga 19 mijë njerëz.

 

 

lajme të ngjashme