Fantastike, filmi i Visar Morinës merr Çmimin e Madh të Jurisë në Sundance NULL NULL 30.01.2026 19:08 30.01.2026 19:08 Filmi “Shame and Money” ka fituar çmimin e Madh të Jurisë në Sundance Film Festival. Nën regjinë e Visar Morinës, ky film edhe një herë ka vënë artistët shqiptarë në hartë, duke u shpërblyer në njërin prej festivaleve më të çmuara në botë. Filmi, me skenarin e vetë Morinës dhe Doruntina Bashës, flet për një familje kosovare nga fshati që ballafaqohet me një tog sfidash personale e kolektive me t’u shpërngulur në kryeqytetin kosovar për një jetë më të mirë. Rrëfimi përcjell ata në kërkim të stabilitetit, teksa përballen me punë të pasigurt dhe varfëri poshtëruese. Filmi i Morinës ofron një portret të qetë por therës të humbjes së dinjitetit dhe pasigurisë që prodhon gjendja ekonomike. Përndryshe, këtë çmim në Sundance, pesë vjet më parë e kishte fituar regjisorja kosovare, Blerta Basholli, me filmin “Zgjoi”. Ky festival konsiderohet më i rëndësishmi i kinemasë së pavarur.