Fantastike, Erblin Osmani debuton te Bayern Mynihu si 16 vjeç NULL NULL 21.03.2026 18:06 21.03.2026 18:06 Bayern Muncheni sot ka fituar 4-0 ndaj Union Berlinit në Bundesligë. E pikërisht në këtë takim, trajneri Vincent Kompany ia bëri ëndrrën realitet futbollistit me prejardhje shqiptare, Erblin Osmanit, duke e inkuadruar në lojë. Osmani, 16 vjeç, pati vetëm tre minuta të kohës së rregullt në dispozicion në “Allianz Arena”, por majftueshëm sa për ta parë endrrën e tik tek vjen në jetë. Ai luan si mesfushor dhe është pjesë e akademisë së shquar të bavarezëve.