Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fantastike: Binjaket me një kokë mahnisin botën

NULL NULL
21.08.2015 19:23

Të thuash se binjaket e bashkuara Tatiana dhe Krista janë një mrekulli, është shumë pak.

Doktorët nuk besuan se dyshja, trutë e të cilëve ishin të ndërthurur së bashku, do të mund ta mbijetonin ditën e parë, por shtatë vjet më vonë ata i kanë mahnitur të gjithëve dukë mësuar se si të ecin, flasin dhe luajnë së bashku, transmeton Klan Kosova.

Derisa secila nga vajzat mund t’i kontrollojë gjymtyrët e saj, ato po ashtu mund t’i kontrollojnë edhe duart dhe këmbët e njëra tjetrës.

Ato po ashtu edhe mund të shohin përmes syve të njëra tjetrës, transmeton Klan Kosova.

Nëna e tyre Felicia Hogan, thotë se vajzat kanë personalitete të ndryshme. Tatiana është më shumë si lidere ndërsa Krista është më e tëhequr dhe më e turpshme.

Neurokirurgu Douglas Cochrane, i cili e ka mbikqyrur shëndetin e tyre gjatë rritjes, e pranon: “ Ata më kanë mahnitur – sa janë të ngjashme dhe sa janë të ndryshme, dhe se si ata janë duke u përballur me këtë anomali të natyrës për të jetuar një jetë të shëndetshme”.

Ndërsa nëna e tyre është e vendosur që t’i mundësojë vajzave të saj të ndihen sa më normale të jetë e mundshme.

“Ne asnjëherë nuk i themi atyre se nuk mund të bëjnë ndonjë gjë. Duhet ta provojnë.  Ato janë vajzat e lumtura dhe të përmbushura. Njerëzit duhet të shohin se këto vogëlushe janë të mrekullueshme në mënyrën e tyre”, ka shtuar ajo, transmeton Klan Kosova.

twins

 

lajme të ngjashme