Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fansi me fytyra të Miley Cyrus në trup

NULL NULL
24.06.2015 20:30

Një njeri 42 vjeçar ka shpenzuar rreth 5 mijë dollar për t’i bërë në trup 29 tatuazhe dedikuar këngëtares Miley Cyrus. Por tani ai planifikon t’i heqë ato nga trupi, pasi ajo i ka cilësuar si të shëmtuara.

Gjatë një intervistë radiofonike, këngëtarja është shprehur: “Është një njeri i cili e mban rekordin e më së shumti fytyrave të mia në trup. I ka rreth 18 fotografi të fytyrës sime dhe më duhet të ju them së janë shumë të shëmtuara”.

Me sa duket kjo e lëndoi fansin super entuziast Carl McCoid, transmeton Klan Kosova.

Për gazetën The Mirror, ai tha: “Tani po pendohem për shkak të tyre. Ata kanë pasur efekt psikologjik tek unë. Tani që ajo i ka cilësuar si të frikshme, më bëri të kuptoj se as unë nuk i dua më”.

Përveç kësaj, Cyrus si duket edhe e ka bllokuar atë në rrjetin social Twitter.

miley-tattoos 3

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.