Fansat sot në përkrahje të Gjestit, nisen nga Prishtina në Tiranë NULL NULL 19.04.2025 08:29 19.04.2025 08:29 Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili ka çuar deri në finale rrugëtimin e tij në BBVA4, sonte do të përkrahet masovikisht nga fansat, të cilët do të udhëtojnë nga Kosova. Lajmin për udhëtimin e fansave nga Prishtinë për në Tiranë e ka bërë menaxhmenti i Gjesitit, të cilët kanë bërë të ditur se shpenzimet do të jenë falas për të gjithë ata që vendosin të shkojnë. Ndërkaq, fillimisht është bërë e ditur se nisja do të bëhet nga ora 16:00, por në njoftimin e radhës u njoftua se nisja do të bëhet nga ora 15:00. Fansat në komente i kanë uruar Gjestit fitore, si dhe kanë bërë thirrje që ata që shkojnë në Tiranë të mos sjellin ndonjë të papritur. / Klankosova.tv=