Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fansat e Kylie Jenner janë të bindur se ajo është përsëri shtatzënë

NULL NULL
11.08.2021 23:28

Fansat e Kylie Jenner janë të bindur se ajo është në pritje të fëmijës së dytë dhe se po fshihet pas disa fotove të rreme të ditëlindjes.

Ajo sapo festoi ditëlindjen e saj të 24-të dhe ndau një seri fotografish të festës së saj, por fansat me sy shqiponje kanë vënë re një numër parregullsish.

Kylie postoi një video në Instagram në të cilën ajo vesh një fustan të gjelbër, thonj me majë neoni dhe flokë të gjatë e të zinj në atë që supozohet se është ditëlindja e saj, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë fansat dyshojnë se fotot janë bërë shumë më , sepse ata thonë se thonjtë e saj në foto janë të paktën të para dy muajsh.

“Kylie është shtatzënë. Ajo kurrë nuk ka pasur të njëjtat thonj për më shumë se një muaj”, thanë fansat saj.

Një ndjekës tjetër dyshimet i kishte ngritur në atë se nga festa e ditëlindjes, nuk kishte asnjë fotografi të përbashkët familjare.

“Asnjë fotografi nga Kylie Jenner ose nga askush në festën e ditëlindjes së saj, asnjë selfie, asnjë veshje apo fotografi në grup. Ajo është padyshim shtatzënë”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që fansat spekulojnë për Kylien, edhe muaj më parë u tha një gjë e tillë, por ajo i hodhi poshtë të gjitha me fotografitë e publikuara.

lajme të ngjashme