Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fansat e gjuajnë në skenë, Nicki Minaj ua hedh objektin përsëri në turmë

NULL NULL
22.04.2024 15:10
Reperja Nicki MInaj
Reperja Nicki MInaj; Foto: KEVIN MAZUR/GETTY IMAGES;

Repers Nicki Minaj i ndodhi e papritura derisa ishte duke performuar në skenë.

Në një video të shpërndarë nga Pop Crave në X më 21 prill,  mund të shihej Nicki duke performuar në Detroit në turneun e saj botëror “Pink Friday 2”, kur një objektë ngjyrë rozë iu drejtua asaj nga turma.

Duke bllokuar objektin me dorë, Minaj, e cila po performonte hitin e saj “Starships”, më pas u përkul për ta marrë para se ta hidhte përsëri në audiencë.

Këngëtarja u duk e tronditur nga momenti dhe mbeti me gojë hapur, para se t’i kthehej sërish performancës.

Një përfaqësues i Minaj nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së People për koment në lidhje me incidentin, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme