Fansat besojnë se Michael Jackson është gjallë pasi panë këtë njeri

Fansat besojnë se Michael Jackson është gjallë pasi panë këtë njeri

NULL NULL
6 days më parë

Një imitues i Michael Jackson është bërë viral në rrjete sociale pasi ngjashmëria e tij me mbretin e popit është shumë e madhe dhe kjo gjë bëri që disa njerëz të mendojnë se ai është ende gjallë.

Këngëtari vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2009 por disa nga fansat e tij të devotshëm mendojnë se ai është ende në mesin e tyre.

Ata shpesh flasin për njerëz identikë si artisti – si një provë bindëse për atë që mendojnë.

Sergio Cortes ka mbledhur më shumë se 2.8 milionë ndjekës në TikTok dhe mijëra të tjerë në Instagram falë ngjashmërisë së tij me këngëtarin e ndjerë.

Michael Jackson poses at a press conference before a date on his HIStory world tour in 1996

Një nga videot e tij më të njohura, e postuar në 15 mars, e sheh atë duke pozuar para kamerës duke vallëzuar.

Megjithatë nuk ishin lëvizjet e tij që tërhoqën vëmendjen e shikuesve.

Mijëra komente u vërshuan në postimin e tij duke thënë se ai është vet Michael Jackson.

“O Zot a je ti Michael Jackson?” njëri pyeti, ndërsa tjetri tha “Mbreti i Popit është gjallë?”. Një i tretë ishte më i sigurt, duke thënë: “E dija që ishe gjallë”.

27-vjeçari, nga Great Yarmouth në Norfolk, tani është një super-adhurues i Michael Jackson dhe thekson pamjen e tij çdo ditë e më shumë, transmeton Klan Kosova.