Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fana Rugova: Ibrahim Rugova e ka dashur një LDK të bashkuar dhe faqebardhë

NULL NULL
02.12.2019 11:55

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka vizituar familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të datëlindjes së tij.

Me këtë rast bashkëshortja e presidentit historik, Fana Rugova ka thënë se Rugova e ka dashur një LDK të bashkuar.

“Faleminderit qe na vizituat në ditëlindjen e tij. Ai sot mbush 75 vjet. Ka dashur presidenti të jemi gjithmonë bashkë e faqebardh. Me vjen mirë që partia e tij po vazhdon ritmin e tij. Faleminderit shumë qe keni ardhur”, tha ajo.

E Vjosa Osmani tha se LDK-ja po rritet dhe po përcillet edhe te gjeneratat e reja.

“Jemi krenar dhe faleminderit që keni qenë pran nesh. Shpresojmë që tash e tutje të vazhdojmë që këtë mesazh të kultivimit të vazhdojmë edhe me tutje. Ne si gjenerata më të reja po punojmë dhe LDK po zhvillohet dhe po ripërtërihet”, tha Osmani.

Edhe Melihate Termkolli vizitoi familjen e presidentit Ibrahim Rugova pas daljes se anëtarëve të kryesisë dhe aktivistëve, raporton EkonomiaOnline përcjellë Klan Kosova.

Anëtarë të kryesisë së LDK-së, por edhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.