Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim NULL NULL 18.06.2025 23:51 18.06.2025 23:51 Donald Trump Familjet e 53 pengjeve që mbahen ende në Gaza i kanë dërguar një letër të hapur presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke i kërkuar atij të shfrytëzojë luftën e Izraelit me Iranin për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura. “Derisa tensionet rriten në të gjithë Lindjen e Mesme, ju kërkojmë të mos harroni 53 pengjet që mbeten në Gaza”, thuhet në letrën e ndarë në platformën Truth Social. Aty gjithashtu thuhet se duhet shfeytëzuar mundësia derisa Irani dhe Hamasi janë në pikën e tyre më të dobët, raporton BBC. “Ne duhet ta shfrytëzojmë mundësinë, ndërsa Irani dhe Hamasi janë në pikën e tyre më të dobët, për të siguruar lirimin e të gjithë të dashurve tanë në një marrëveshje të vetme. Sillini në shtëpi z.President”, kanë thënë familjarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja dhe Perëndimi, kancer për paqe në Lindjen e Mesme 18/06/2025
Kosova Ziv: Fundi i konfliktit me Iranin – shkatërrimi i programit të armëve bërthamore dhe raketave balistike 18/06/2025