Familjarët thonë se Bejtullah Isufi nuk humbi jetën nga flakët (VIDEO) NULL NULL 26.03.2026 20:35 26.03.2026 20:35 Në fushat e Strocit të Vushtrrisë, të mërkurën u ndez një zjarr e pranë tij, u gjet trupi i Bejtullah Isufit, nga kushëriri i tij. Ndonëse i ndjeri kishte dalë për të djegur disa mbeturina afër shtëpisë së tij, familjarët thonë se vdekja nuk i erdhi nga flakët. Ekipi mjekësor, siç thanë ata për Klanin, konstatoi se Isufi pati infarkt. Megjithatë, nga Prokuroria është hapur rast tashmë. Ndërkohë, familjarët po presin raportin final të obduksionit mbi vdekjen e Isufit, meqë trupi i tij është dërguar në IML. Policia po vazhdon hetimet. Detajet mund t’i kuptoni në kronikën e mëposhtme: