Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familjarët i marrin tre trupat e terroristëve serbë (VIDEO)

NULL NULL
30.09.2023 14:58

Familjarët i kanë marrë tre trupat e terroristëve serbë dhe janë duke i dërguar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pasi i përfunduan të gjitha procedurat ligjore.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, familjarët serbë do t’i presin trupat në Rudarë të veriut.

Nga terroristët e vrarë, njëri do të varroset në Vërnjaçka Banja, në Rashkë të Serbisë, ndërsa dy terroristët tjerë në Kosovë – njëri në Leposaviq dhe i treti në një fshat të po këtij qyteti.

Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërkaq Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.