Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë NULL NULL 01.07.2025 11:39 01.07.2025 11:39 Avokati i familjes Gjevukaj, Milot Neziri, ka deklaruar se të afërmit e Zanës janë të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila dënoi me 4 vjet burgim policin Argjend Kastrati, të akuzuar për aksidentin me fatalitet. Neziri tha se ua ka komunikuar vendimin familjarëve dhe se ata nuk janë të kënaqur me dënimin, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 1 prill në Qyshk të Pejës, ku Kastrati goditi për vdekje 26-vjeçaren Zana Gjevukaj me veturën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Në seancën e fundit, ai i kërkoi falje familjes së viktimës dhe shprehu pendesë për rastin. Dënohet me 4 vjet burgim polici që goditi për vdekje 26-vjeçaren në Pejë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.