Familjarët e Enver Zymberit kërkojnë drejtësi (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 26.07.2022 21:09 nga Qendresa Tershana 26.07.2022 21:09 Ishte duke qëndruar në shtëpi, i pa trazuar. Por, kur mediat i shkuan te shtëpia, djali i Enver Zymberit, Sokoli, kuptoi që babai nuk i jeton më. Ani se ishte veç nëntë vjet, thotë se e përjetoi shumë keq. Ndjenjat pak a shumë të njëjta, thotë se i rikthehen kur kujton që vrasësit e babait të tij nuk janë dënuar ende. Andaj kërkon që ata të sillen para drejtësisë sa më parë. Ani se vrasës nuk kërkojnë, dhimbja nuk e kanë aspak të lehtë as familjarët e policit Malsor Dashi, që vdiq para katër vjetëve. Megjithatë, thonë se ngushëllohen me uniformën e policisë, kudo që e shohin. Familjarët e policëve të rënë në detyrë ishin pjesë e ceremonisë që u organizua nga policia në nderim të tyre, të martën.