Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja vë porosinë në derë: Mos na trokisni – e dimë se qenin e kemi në kulm (FOTO)

NULL NULL
14.05.2017 16:00

Një familje në Texas është detyruar që në derën e shtëpisë të vë një porosi për fqinjët dhe mysafirët.

Ata mbajnë një qen që quhet Huckleberry i cili vazhdimisht hipë në kulmin e shtëpisë, transmeton Klan Kosova.

Fqinjët e asaj zone çdo herë që kanë parë qenin në kulmin e shtëpisë janë shqetësuar – për çka më pas kanë trokitur derën për të treguar se qeni i tyre ndodhet lart.

Por jo më. Derisa sa familja vendosi që ta lë porosinë: “Mos u alarmoni. Huckleberry ka mësuar që të ngjitet atje nga pjesa e pasme e kopshtit. Nuk e lëmë atje asnjëherë pa qenë dikush në shtëpi. Ai nuk do të kërcejë poshtë përderisa nuk e ndjellni me ushqim apo top”.

“E vlerësojmë shqetësimin tuaj por mos na trokisni në derë. E dimë se ai është atje lart. Ju lutemi të ndjeheni të lirë që të bëni fotografi dhe t’i shpërndani në mbarë botën”, shkruan aty.

lajme të ngjashme