Familja Haziri mes rrëfimeve mbi familjen, festën e politikën (VIDEO) NULL NULL 31.12.2024 12:54 31.12.2024 12:54 Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri dhe bashkëshkortja e tij Myrvete Bajrami-Haziri kanë ndarë rrëfime mbi jetën e tyre familjare, për festat dhe politikën në vend. Familja Haziri, kanë folur për vështirësitë e martesës së vajzës së tyre, por gjithashtu për gëzimin që ndjejnë për suksesin e jetës së vajzave, transmeton Klankosova.tv. Haziri theksoi rolin e bashkëshortes së tij, Myrvetes, në përkujdesjen për vajzat, duke e quajtur atë arsye për suksesin e familjes. “Unë ia atribuoj suksesin asaj, sepse ajo ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës. Ka qenë vështirë, dhe tani kur shikoj pas, e shoh sa shumë më ka munguar koha me vajzat gjatë rritjes së tyre”, tha ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Ai gjithashtu ndau mendimet e tij për politikën dhe besimin që ka në kandidatin e LDK-së, njëherësh Haziri e vlerësoi vitin 2024 si një vit të vështirë për Kosovën, duke e cilësuar si një vit depresiv politik dhe ekonomik, me një agjendë të tensionuar. Ndiqeni intervisten e plotë të familjes Haziri, në videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.