Familja e Will Smithit po e vuan “shuplakën” e tij NULL NULL 08.04.2022 11:14 08.04.2022 11:14 Ende askush prej familjes së ngushtë të Will Smithit nuk e ka komentuar incidentin në ceremoninë e Oskarëve kur Will Smith e kishte goditur me shuplakë Chris Rockun. Ai kishte shkuar në skenë dhe e kishte goditur komikun pasi ky i fundit ishte mahitur me bashkëshorten e Smithit, Jada Pinkett-Smith. Smith ndërkohë ka kërkuar falje dhe ka dhënë dorëheqje nga akademia, teksa ende po pritet vendimi se a t’i hiqet çmimi Oskar që e fitoi po atë natë në kategorinë e aktorit më të mirë. Ndërkaq, një burim i afërt me familjen e aktorit po thotë që familja e tij po i përjeton rëndë pasojat e shuplakës.