Familja e James Brown zgjidh betejën 15-vjeçare mbi pasurinë e tij NULL NULL 24.07.2021 13:09 24.07.2021 13:09 Familja e James Brown ka arritur t’i jap fund një beteje 15-vjeçare mbi pasurinë e këngëtarit të ndjerë. Kështu bëri të ditur, David Black, avokati që përfaqëson pasurinë e Brown. “Marrëveshja u arrit në 9 korrik”, shtoi avokati Black. Këto grindje ligjore mbi pasurinë e Brown kanë vazhduar që nga vdekja e tij në moshën 73 vjeç në Ditën e Krishtlindjes të vitit 2006, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. Brown ishte i njohur për qindra vepra ikonike muzikore duke përfshirë hite si “I Feel Good” dhe “A Man’s World” dhe ishte i njohur në të gjithë botën për shfaqjet e tij të shkëlqyera në skenë. Por, problemet me drogën dhe keqmenaxhimet financiare bënë që pasuria e tij të pakësohej. Brown u varros në Beech Island në Karolinën e Jugut, ku është edhe shtëpia e njërës prej vajzave të tij. Familja dëshironte ta shndërronte shtëpinë në një faltore për Brown, të ngjashme me atë të Elvis Presley, por kjo ide nuk u realizua asnjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 05/07/2025
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 05/07/2025