Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë! NULL NULL 15.12.2025 14:59 15.12.2025 14:59 Chris Minns dhe Ahmed al Ahmed Pamje nga spitali, ku po trajtohet burri që me guxim të jashtëzakonshëm arriti të çarmatosë një nga personat e armatosur gjatë sulmit, Ahmed al Ahmed, tashmë janë publikuar. Chris Minns, kryeministër Neë South Wales në Australi, ka shkruar se “Ahmed është një hero i vërtetë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv “Mbrëmë, guximi i tij i jashtëzakonshëm, duke vënë jetën e tij në rrezik, pa dyshim shpëtoi shumë jetë kur ai çarmatosi një terrorist.” Ai theksoi se ishte një nder i veçantë ta takonte personalisht Ahmedin dhe t’i përcillte atij falënderimet e qytetarëve. “S’ka asnjë dyshim se, po të mos ishte për guximin e tij vetëmohues, do të ishin humbur shumë më tepër jetë”. Familja e tij, në një deklaratë për BBC News Arabic, tha se ai veproi i shtyrë nga “ndërgjegjja e pastër dhe humanizmi”. Babai i tij, Mohamed Fateh al Ahmed, thotë se i biri nuk hezitoi aspak kur pa njerëzit duke u sulmuar. “Ahmed u udhëhoq nga ndjenjat, ndërgjegjja dhe humanizmi i tij kur vrapoi përpara, ndaloi sulmuesin dhe i rrëmbeu armën,” tha ai. Sipas tij, Ahmed ndodhej aty rastësisht, pasi kishte dalë për kafe me një mik, kur u përball me skenën e sulmit. Ata bënë të ditur se gjendja shëndetësore e Ahmed al Ahmed është stabile, ndërsa ai po pret trajtim të mëtejshëm mjekësor për plagët nga armë zjarri në shpatull dhe në dorë. /Klankosova.tv