Familja dyfetare: Nëna me hoxhë, babai me prift – Linda kënaqet NULL NULL 25.12.2024 20:19 25.12.2024 20:19 Linda Krasniqi nga fshati Nec i Gjakovës, ndjehet e bekuar pasi prindërit i ka të përkatësive të ndryshme fetare. Pavarësisht se nën çatinë e saj kremtohen të gjitha festat fetare, ajo thotë se kanë një tolerancë të pashembullt, raporton Klan Kosova. “Familja e nanës i përket fesë islame, ndërkaq ajo e babit fesë së krishtere. Ekziston një tolerancë e madhe fetare për shkak se për festa, qofshin Bajram apo Krishtlindje, i festojmë së bashku dhe s’ka pasur diçka që e ka shtyrë për keq”, deklaroi Krasniqi. Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: