Falja e Kurban Bajramit do bëhet nën respektimin e masave antiCOVID-19 (VIDEO) NULL NULL 19.07.2021 18:34 19.07.2021 18:34 Falja e përvitshme që bëhet në festën e Kurban Bajramit këtë vit do të fillojë në ora 5:05. Këtë e ka bërë të ditur Sabri Bajgora, drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame në emisionin Info Magazine në Klan Kosova. Bajgora i kërkon besimtarëve që të vijnë pak me herët në xhami para faljes së Kurban Bajramit. “Namazi i sabahut do të nisë në 4:31 kurse Kurban Bajrami falet në ora 5:05 andaj besimtarët duhet të jenë në xhami pak minuta më përpara”. Ai po ashtu ceku se këtë vit janë rreth 6 mijë e 700 kurbana dhe se ekipet e Bashkësisë Islame janë të gatshëm menjëherë pas faljes së bajramit. “Përafrisht janë 6 mijë e 700 kurbana qe zakonisht prehen. Ekipet tona gjenden në teren qysh pas faljes së Bajramit do të startojmë me shpërndarjen e mishit”. Kurban Bajramit këtë vit nuk mund të falet në Haxh përveç atyre personave që jetojnë atje, për shkak të masave anti-covid. Për më shumë se si do të shpërndahen kurbanët dhe se si do të falet namazi i Kurban Bajramit shikoni intervistën e plot të Sabri Bajgorës në “Info Magazine” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025