Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi (VIDEO) NULL NULL 21.04.2023 11:07 21.04.2023 11:07 Klan Kosova këtë të premte ka transmetuar faljen e Fitër Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. Mbulimi special i televizionit ka nisur që nga ora 05:00 dhe zgjati për rreth dy orë, teksa qindra besimtarë falën sabahun e pastaj edhe namazin e Bajramit. Shikuesit e Klan Kosovës, mes tjerash, kanë mundur t’i ndjekin edhe ligjëratat nga hoxhallarët e Pejës dhe mysafirëve specialë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” nga Bashkësia Islame e Pejës. Ky program i Klan Kosovës për Fitër Bajram u hijeshua edhe më shumë me tekbire dhe ilahi nga ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi bashkë me grupin e tij. Pamjet e faljes së Fitër Bajramit mund t’i shihni në një video të përmbledhur të cilën e gjeni më poshtë: Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months