Falet namazi i Fitër Bajramit NULL NULL 30.03.2025 07:19 30.03.2025 07:19 Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë Është falur namazi i Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. Nisja e faljes së namazit të Fitër Bajramit u bë me fillim nga ora 6:59, për të vazhduar me lutjet dhe pastaj urimet për njëri – tjetrin. Hydben e Fitër Bajramit e bëri Muhamed Stublla, profesor në Medresen Alaudin, i cili në ligjëratën përmbyllëse dha mesazhe për besimtarët. “Vëllezër dhe motra, njeriu ndihet i gëzuar dhe i lumtur atëherë kur arrin ta jetësojë një qëllim punë detyrë. Agjëruesit sot me shumë të drejtë ndihen të gëzuar e festojnë. Madhështia e kësaj dite përmes shfaqjes së gëzimit konsiderohet adhurimi më i veçantë në të. Të dashur besimtarë, shenjtëria dhe shpërblimi i agjërimit është i jashtëzakonshëm. Agjërimi si një trajnim i gjatë një mujor ndikon në rritjen e sinqeritetit në raport me Allahun”, tha hoxha Stublla. Klan Kosova solli transmetim special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku shikuesit patën mundësi të ndiqnin faljen e namazit të sabahut, ligjëratat si dhe programin artistik nga ilahisti Egzon Ibrahimi dhe grupi i tij. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025