“Fajtorët meritojnë ndëshkim”, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë thotë se sulmi në Zubin Potok ishte akt terrorist NULL NULL 30.11.2024 11:49 30.11.2024 11:49 Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Elisa Spiropali Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ka dënuar sulmin e mbëmshëm në Ibër Lepenc, duke e cilësuar si një sulm terrorist. Spiropali tha se shkaktarët dhe fajtorët e këtij sulmi duhet të ndëshkohen në formën e merituar. Spiropali tha se shkaktarët dhe fajtorët e këtij sulmi duhet të ndëshkohen në formën e merituar. “Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon”, tha ajo. “Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar. Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, u shpreh e para e Kuvendit të Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 7 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 23 minuta më parë