“Fadil Vokrri” s’i zë, por Prishtina po i pret krejt shqiptarët për ndeshjen Kosovë-Turqi NULL NULL 31.03.2026 12:05 31.03.2026 12:05 KD Events e Artmotion janë përkujdesur që ndeshjen historike të Kosovës me Turqinë në kuadër të kualifikimit në Botëror, ta shijojnë edhe tifozët që s’i zë arena e “Fadil Vokrrit”. Kushtrim Demiri nga KD Events, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se interesimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të të gjitha trojeve shqiptare, ka shtyrë ata që tre ekrane të mëdha të vendosen në tri pikat kyçe të Prishtinës, transmeton Klankosova.tv. “Ka vend për të gjithë”, u shpreh Demiri në Klan Kosova. Ndërsa ai shtoi se gjithçka është mbikëqyrur deri në detaje, që ky organizim i madh të mos dështojë.