Fadil Demaku: Të hënën diskutojmë për Kumanovën NULL NULL 15.05.2015 18:34 15.05.2015 18:34 Fadil Demaku, deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ky Komision ende nuk ka zhvilluar ndonjë mbledhje, prandaj s’ka raporte zyrtare sa i përket zhvillimeve në Kumanovë. “Nuk është diskutuar çështja e të arrestuarve, përveç në bisedat e zakonshme mes nesh”. “Asnjëherë institucionalisht”. “Ditën e hënë do të mbajmë një mbledhje, ku pritet të raportohet përpara komisionit sa i përket kësaj çështjeje”, njofton Klan Kosova. “Është një nevojë e jashtëzakonshme që Komisioni Parlamentar të informohet rreth situatës në Kumanovë. Institucionet e sigurisë së vendit do ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të duhur”. I pyetur se a mund të ndodh një konflikt i përmasave të tilla në Kosovë, Demaku u përgjigj negativisht, duke iu referuar realiteteve të ndryshme në të dyja shtetet. “Nuk ka mundësi dhe arsye që një konflikt i këtij lloji të ndodh në Kosovë. Nëse e bëjmë një krahasim mes Kosovës dhe Maqedonisë, mund të shohim që ne jemi në një pozitë krejt tjetër”. “Pozita e shqiptarëve në Kosovë është ndryshe, kurse në Maqedoni situata është gjithmonë jostabile, pa marrë parasysh ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, pohoi Demaku. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024