Facebook, Twitter e Whatsapp bllokohen në Turqi NULL NULL 04.11.2016 19:33 04.11.2016 19:33 Aksesi në rrjetet sociale dhe në uebsajtet sociale është bllokuar në Turqi, pas arrestimit të 11-të politikanëve kurdë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Rreth orës 1 të pasdites të Premten, rrjeti monitorues Turkey Blocks, që shpërndan internet në Turqi ka pasuar disa rënie dhe ka konfirmuar se Facebook, Twitter dhe YouTube janë bllokuar, përmes një metode të veçantë e cila e ngadalëson aq shumë një faqe deri në një pikë e cila bëhet e paqëndrueshme. Minuta më pas është raportuar se edhe Whatsapp po ashtu është bllokuar, dhe kjo është hera e parë që një aplikacion kaq i famshëm mesazhesh bllokohet në mbarë vendin.