Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook po punon për motor kërkimi

NULL NULL
13.05.2015 17:54
Facebook vazhdon me avansimet teknologjike. Tash përmes integrimit të një motori kërkimi në aplikacionin e vet për smartfonë.

Facebook së fundmi lansoi idenë e shndërrrimit të Messenger në një platformë, por kjo nuk duket se i ka mjaftuar gjigandit të rrjteve sociale. Raportohet se kompania është duke punuar në krijimin e një motori kërkimi brenda aplikacionit të saj për smartfonë, Facebook. =

Disa përdorues të këtij aplikacioni në iOS kanë raportuar se veç shtimit të fototve, lokacionit dhe dritares së statusit është shtuar edhe mundësia “add a link”, ku mund të shkruhen fjalë kyqe, që Facebook më pas i lidhë me artikuj.

Kjo mundësi me gjasë ka për qëllim që të lejojë publikuesit të ndajnë përmbajtje direkt në faqen e tyre.

Facebook shihet si një mënyrë e rëndësishme për shpërndarje nga shumë organizata dhe sa më shumë që rritet lehtësimi në shpërndarjen e përmbajtjeve aq më shumë fuqizohet lidhja mes Facebook dhe shfryrëzuesve.

lajme të ngjashme