Facebook me gazetë online NULL NULL 02.04.2015 10:08 02.04.2015 10:08 Facebook është shumë afër krijimit të një gazete online, pasi ka vendosur të mbyllë marrëveshjet me New York Times dhe media të tjera. Në faqen e tij, çdo përdorues mund të gjejë tani jo vetëm linqe që i çojnë në faqet e tyre të preferuara të informacionit, por drejtpërdrejt në lajmin e plotë. Kompania e Mark Zuckerberg do tu garantojë gazetave një pjesë të të ardhurave nga produktet e reklamave. Sistemi, i cili pritet të formalizohet shumë shpejt pas një marrëveshjeje, pritet të dalë në përdorim muajt e ardhshëm. Përveç të përditshmes njujorkeze, mes gazetave të para që do të marrin pjesë në këtë projekt, priten të jenë edhe National Geographic e BuzzFeed, të cialt kanë lidhur kontrata të reja me rrjetin social. Deri tani, në Europë është bërë pjesë e këtij projekti gazeta Thë Guardian, e cila, gjithmonë sipas raportimeve të Facebook, u ka sugjeruar drejtuesve të këtij projekti të vijojë të ketë kontroll në përmbajtjen e produkteve të publikuara dhe publicitetit. New York Times nënvizon se për të gazetat e mëdha, ky është një hap gjigant i besimit që i ofrohet Facebook, për të mbajtur dhe rritur audiencën e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks