“Facebook” dërgon para gjykatës Komisionin Evropian NULL NULL 28.07.2020 22:33 28.07.2020 22:33 Platforma e medias sociale “Facebook”, ka vënë para gjykatës Komisionin Evropian për shkak të kërkesave për informacion nga krahu ekzekutiv i BE-së, të cilat i konsideron si tepër invazive. Komisioni i BE-së ka nisur dy hetime antitrusti për sjelljen e “Facebook” në lidhje me praktikat e të dhënave të kompanisë dhe platformën e saj të tregut. “Natyra jashtëzakonisht e gjerë e kërkesave të Komisionit do të thotë që neve do të na kërkohet të dorëzojmë dokumente kryesisht të parëndësishme, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimet e Komisionit, përfshirë informacione personale shumë të ndjeshme”, tha Tim Lamb, avokati për Konkurrencën i FB, raporton ATSh. “Ky informacion përfshin informacionin mjekësor të punonjësve, dokumentet personale financiare. Ne mendojmë se kërkesa të tilla duhet të rishikohen nga gjykatat e BE-së”, shtoi ai. KE njoftoi se do ta mbronte çështjen në gjykatë dhe se hetimi në “Facebook” vazhdon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 9 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 20 minuta më parë