Fabrika e mbetjeve shtazore, Prokuroria Speciale po e interviston edhe kryeshefin e AUV-it NULL NULL 27.05.2025 17:59 27.05.2025 17:59 Hetuesit e Prokurorisë Speciale po e intervistojnë edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, lidhur me kontratën për mbetjet shtazore. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta. Derisa nuk dihet ende se në çfarë cilësie po intervistohet ai. Sot gjatë ditës nga hetuesit e Prokurorisë Speciale, u intervistua edhe ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Artan Çerkinin, avokatin e kryeshefit Hoxha, për të marrë detaje rreth intervistimit, por deri në momentin e publimit të lajmit s’ka pranuar asnjë përgjigje.