“Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor në BE” NULL NULL 01.03.2017 18:13 01.03.2017 18:13 Evropa nuk do të jetë e plotë deri sa rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, dhe futja e tij në BE është një detyrë e këtij brezi të politikanëve, ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Këto komente Mogherini i beri gjatë një vizite në Podgoricë. “Dy dekada pas luftës së fundit, ky rajon është më i qëndrueshëm dhe demokratik se kurrë më parë. Megjithatë, stabiliteti dhe zhvillimi rajonal janë ende të arritura të brishta. Mosmarrëveshjet politike shpesh kishin përparësi në raport me interesat e qytetarëve. Megjithatë, paqja në Ballkanin Perëndimor është e pakthyeshme” ka thënë Mogherini. Përfaqësuesja e BE-së nga 1 deri më 4 mars, do të vizitoj vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës 30/09/2023