Europa e do Harrisin për presidente të ShBA-së, në Kosovë 55 përqind ‘votuan’ pro saj NULL NULL 04.11.2024 22:49 04.11.2024 22:49 Zëvendëspresidentja Kamala Harris flet gjatë një aktiviteti të fushatës në Atlanta më 19 tetor. Foto: Reuters Nesër më 5 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Amerikanët do ta zgjedhin presidentin e 47-të mes kandidates demokratike Kamala Harris, e cila aktualisht shërben si zëvendëspresidente dhe ish-presidentit Donald Trump. Asociacioni Ndërkombëtar Gallup, ka bërë një sondazh me 32 vende europiane. Respodentët u përgjigjen në pyetjen se “Nëse do të votonit në Amerikë, në zgjedhjet presidenciale kënd do ta kishit votuar?”. Bazuar në përgjigjet e dhëna shumica e vendeve e preferedojnë Kamala Harrisin, si presidente të ShBA-së. Në mesin e vendeve që iu nënshtrua këtij sondazhi është Kosova. 55 përqind e të anketuarve thanë se e preferojnë Harrisin para Trumpit, kunddrejt 27 përqind e atyre që e mendojnë të kundërten. Në vazhdim ua sjellim grafikën e plotë të vendeve se si kanë votuar: Evropa e do Harrsin për presidente të ShBA-së, në Kosovë 55 përqind ‘votuan’ pro saj Foto: Gallup *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 15 orë më parë