Evitoni këto ushqime për një gjumë të mirë NULL NULL 17.03.2018 20:54 17.03.2018 20:54 Nëse vuani nga pagjumësia, këto ushqime mos i konsumoni gjatë mbrëmjes: Drithërat – Drithërat e përpunuara përmbajnë sheqerna ose shurup, të cilat ua largojnë gjumin. Djathi – Djathi i vetëm që mund të konsumoni në mbrëmje është mocarella. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora. Çokollata – Çokollata përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine,e cila rritë shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar. Mishi i thatë dhe produktet e mishit të blerë – Mishi i tharë dhe i përpunuar (proshutë, sallam…) gjithashtu përmban tiraminë. Frutat e thata – Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra pas konsumimit të tyre. Patatina – Patatet e skuqura, si çdo perime tjera të pjekura, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, e bëjnë të vështirë tretjen, dhe parandalojnë gjumin e rehatshëm. Akullorja – Akullorja përmban sheqer dhe yndyrë, prandaj duhet evituar në mbrëmje. Mishi i kuq – Mishi i kuq ka shumë fibra dhe proteina, të cilat nuk rekomandohen nëse keni nevojë të bëni gjumë të qetë. Alkooli – Mos konsumoni kurrë alkool si ndihmës për gjumë, shkruan shekulli. Edhe nëse flini, ju do të zgjoheni gjatë natës, ose në mëngjes ju do të jeni shumë të lodhur. Shalqiri – Shalqiri përmban shumë ujë, madje 92%! Nëse e konsumoni atë para gjumit, do të jeni të detyruar të shkoni në tualet disa herë gjatë natës. Domatja – Përmban shumë tiraminë, e cila mund të ndihmojë në stimulimin e aktivitetit të trurit. Mundohuni ta evitoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Suplementet e xhenxhefilit mund të jenë të dobishme në trajtimin e mungesës së imunitetit 3 days