Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evakuohen studentët e parë nga Gaza për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar

NULL NULL
19.09.2025 17:08

Një grup prej 34 studentësh në Gaza me vende në universitetet britanike janë evakuuar dhe pritet të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar brenda ditësh.

Është hera e parë që nga fillimi i konfliktit që njerëzit janë ndihmuar të largohen nga Rripi i Gazës për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.TV.

Ata tani janë në një vend të tretë në rajon për kontrolle biometrike të vizave para se të përfundojnë udhëtimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Të 34 studentët kanë bursa të financuara plotësisht dhe kanë marrë mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Gaza.

lajme të ngjashme