Euroja për herë të parë do të bëhet me dizajn të ri të plotë

Euroja për herë të parë do të bëhet me dizajn të ri të plotë

NULL NULL
2 months më parë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të zgjedhë një dizajn të ri për kartëmonedhat euro deri në vitin 2024.

Monedha e Eurozonës u prezantua për herë të parë në vitin 1999, me monedha dhe kartëmonedha që u lansuan në vitin 2002.

“Pas 20 vjetësh, është koha për të rishikuar pamjen e kartëmonedhave tona, për t’i bërë ato më të lidhura me evropianët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve”, tha në një deklaratë presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

“Kartëmonedhat aktualisht bazohen në një temë, mosha dhe stile me dritare, dyer dhe ura”, tha BQE-ja.

Banka me bazë në Frankfurt do të krijojë grupe për të mbledhur opinione nga njerëzit në të gjithë zonën ku përdoret euro mbi temat e mundshme për kartëmonedhat e ardhshme.

Një grup këshillues me nga një ekspert nga çdo vend i eurozonës do të paraqesë më pas një listë të ngushtë me tema të reja. Ekspertët vijnë nga fusha të tilla si historia, shkencat natyrore dhe sociale, artet pamore dhe teknologjia.

Banka më pas do t’i bëjë thirrje publikut për kontributin e tyre në temat e përzgjedhura, përcjell Klankosova.tv

“Ne duam të zhvillojmë kartëmonedha të euros, me të cilat qytetarët evropianë mund të identifikohen dhe do të jenë krenarë t’i përdorin si paratë e tyre”, tha në një deklaratë anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta.

Një zëdhënëse tha për Euronews se ky ishte ridizajnimi i parë i plotë i kartëmonedhave euro në dy dekada.

“Që nga lansimi i kartëmonedhave euro, kjo është hera e parë që ne po nisim procesin e ridizajnimit të temave dhe dizajnit të kartëmonedhave euro”, tha ajo.

“Më parë, me Europa Series 2, ne rifreskuam dizajnin vetëm për të akomoduar një sërë veçorish të reja dhe të përmirësuara sigurie, të cilat gjithashtu do ta bëjnë të lehtë dallimin midis dy serive ekzistuese”.