Eurodeputeti Terras viziton kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë NULL NULL 10.12.2024 16:43 10.12.2024 16:43 Eurodeputeti Terras viziton kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar sot (e martë) kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Eurodeputeti Terras u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist në këtë kanal ujor. Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë. Ndryshe, punimet në riparimin e kanalit janë duke vazhduar me intensitet edhe gjatë ditës së sotme përkundër motit të ftohtë, ndërsa vendi po vëzhgohet nga forca të Policisë së Kosovës./kp/