Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme NULL NULL 09.07.2025 21:09 09.07.2025 21:09 Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka bërë thirrje për stabilitet institucional në Kosovë, duke theksuar se çdo popull meriton një qeveri të qëndrueshme të bazuar në një parlament funksional dhe aktiv. Për Klan Kosova, Mandl ka theksuar se ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, duke shtuar se nuk do të përfshihet në mënyrë partiake apo të marrë anë në debatin e brendshëm politik. “Më intereson në veçanti populli i Kosovës. Nuk do të përfshihem në asnjë mënyrë partiake. Nuk do të mbaj anë kur bëhet fjalë për politikën e brendshme të Kosovës. Por i bëj thirrje të gjithë personave të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme, për t’i dhënë Kosovës reformat që i duhen, perspektivën evropiane që dëshiron populli dhe ndikimin ndërkombëtar që do të jetë thelbësor për të ardhmen e saj”, ka deklaruar Mandl. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Ia shkunda kokën dhe i thash zgjohu”, rrëfimi i policit për natën tragjike në Lipjan 2 orë më parë
Kosova Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s'jam shkarkuar 4 orë më parë