“EURO 2024”, Shqipëria e zhvillon stërvitjen e parë në Gjermani NULL NULL 10.06.2024 14:06 10.06.2024 14:06 Kombëtarja e Shqipërisë Kombëtarja e Shqipërisë, sot e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Gjermani, në qendren e saj në Kaiserau. Skuadra e Sylvinhos, fokusin kryesor e ka tek dueli i parë me Italinë që pritet të zhvillohet më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit në “Signal Iduna Park”, e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Duelet e tjera të “Kuqezinjve” janë: më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor kundër Spanjës. Sipas mediave shqiptare seanca e parë u fokusua kryesisht në aspektin taktik , por edhe pati stërvitje në palestër. Shqipëria do ta ketë sot edhe një seancë stërvitore që nis nga ora 17:00. Kjo pritet të jetë e hapur edhe për shikuesit. Raportohet se rreth 1 mijë shikues shqiptarë do ta ndjekin nga afër stërvitjen e kombëtarës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.