Euro 2024: Orari dhe stadiumet e ndeshjeve të çerekfinales NULL NULL 03.07.2024 07:52 03.07.2024 07:52 Pas fazës së grupeve dhe raundit të 16-të kualifikues, Kampionati Evropian Euro 2024 po hyn në fazën e çerekfinales. Turqia dhe Holanda ishin dy kombëtaret e fundit që e siguruan kalimin në çerekfinale të Euro 2024, duke iu bashkuar Spanjës, Gjermanisë, Anglisë, Zvicrës, Portugalisë dhe Francës atje. Spanja do të përballet me Gjermaninë, Portugalia do të ndeshet me Francën, Holanda do të luajë me Turqinë dhe Anglia do të përballet me Zvicrën. Ndërkaq, orarin dhe stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e gjeni më poshtë. Spanja – Gjermania Ndeshja luhet më 5 korrik, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “MHPArena” të Stuttgartit Portugalia – Franca Ndeshja luhet më 5 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut Holanda – Turqia Ndeshja luhet më 6 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit Anglia – Zvicra Ndeshja luhet më 6 korrik, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.